Klinton qeteson Izraelin: S’ka krize

17/03/2010 00:25

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton hodhi poshte zerat se marredheniet mes SHBA-se dhe Izraelit ndodhen ne krize pas mosmarreveshjeve mes dy vendeve ne lidhje me ndertimin e vendbanimeve te reja ne Jeruzalemin Lindor.

“Te dy kombet kane detyrime te ngushta dhe te pandashme, por megjithate SHBA deshiron qe, si Izraeli ashtu edhe palestinezet te provojne qellimet e tyre te mira per procesin e paqes ne rajon”, eshte shprehur Klinton ne nje deklarate per shtyp nga Uashingtoni.

Deklarata e kryediplomates amerikane ka ardhur ne diten e perleshjeve mes palestinezeve dhe forcave te sigurise izraelite, ku te pakten 90 palestineze u plagosen dhe 60 te tjere u vune nen pranga dhe 24 ore pas anulimit te vizites te te derguarit te posacem te SHBA-se ne Lindjen e Mesme, Xhorxhe Mitchell.

Top Channel