Një avion privat rrëzohet në Brazil, humbin jetën në vend dy pilotët dhe dy biznesmenët që ishin në bord
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se dëshiron që eurozona të jetë në gjendje te përjashtojë një nga anëtarët e saj në të ardhmen, nëse do të jetë e nevojshme për të shmangur një krizë eventuale.
Duke folur në Bundestag, Merkel ka theksuar se rregullat aktuale të BE-së nuk janë të forta aq sa duhet për t’u përballur me një krizë si ajo e Greqisë.
Megjithatë, kancelarja ka nënvizuar se përjashtimi i një anëtari nga grupi i 16 vendeve që përbëjnë eurozonën duhet të jetë opsioni i fundit.
Gjermania, që shihet si forca që udhëheq sistemin e euros, ngurron në dhënien e ndihmës që i nevojitet Greqisë për të dalë nga vështirësitë ekonomike, të shkaktuara nga rritja e deficitit buxhetor.
Deficiti buxhetor i vendit helen, i cili është katër herë më i lartë se niveli i parashikuar nga rregullat e BE-së, ka shkaktuar frikën se mund të prekë edhe vende të tjera të eurozonës.
Top Channel