Afganistan, evitohet tragjedia ne zyren amerikane
17/03/2010 12:35
Evitohet tragjedia ne zyrat e nje organizate amerikane ne Afganistan. Dy kamikaze qe kishin planifikuar shperthime ne zyren amerikane, jane ekzekutuar.
Ata hyne ne ndertesen e “International Relief and Development” qe ndodhet ne qytezen Lashkargah te provinces Helmand. Sipas policise, forcat e sigurise kane arritur t’i neutralizojne duke i ekzekutuar.
Shperthimi i eksplozivit qe ata kishin lidhur ne trup, mund te kishte shkaktuar nje tragjedi me permasa te medha.
Top Channel