Zgjedhjet, Rama informon te derguarin e OSBE

16/03/2010 08:25

Kapercimi i ngerçit politik eshte thelbesor qe Shqiperia te vijoje te  beje progres ne zbatimin e axhendes ambicioze te  reformave, deklaroi dje, gjate vizites se tij ne Tirane, i derguari i posaçem i kryetarit te radhes te OSBE-se, zevendesministri i Puneve te Jashtme te Kazakistanit, Konstantin Zhigalov.

“Ne i njohim perparimet e bera nga Shqiperia ne realizimin e reformave demokratike. Klima e bashkepunimit e vendosur ne te kaluaren mes qeverise dhe opozites ka kontribuar ne sukseset e rendesishme te arritura ne kete drejtim”, tha ai.

Zhigalov mirepriti vendimin e Partise Socialiste per te hyre ne Kuvend dhe shprehu shpresen se kjo do t’i hapte rruge zhvillimit te debateve te ardhshme politike brenda Parlamentit.

Ai nenvizoi se OSBE-ja qendron e gatshme te mbeshtese perpjekjet e partive politike te Shqiperise per dialog politik.

“Gjithsesi, pergjegjesia per te zgjidhur situaten e tanishme, ne fund te fundit, bie mbi aktoret kombetare”, u shpreh ai.

Ne takimin e zhvilluar me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, ekipi i OSBE ka bere thirrje per gjetjen e nje gjuhe te perbashket, e cila do te mbyllte krizen e gjate politike qe pasoi perfundimin e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009.

Top Channel