Vizat, Fajon: Shpresoj ne nje vendim te shpejte

16/03/2010 19:50

Shqiperia ndodhet ne pritje te vendimit te Brukselit per heqjen e regjimit te vizave. Nje grup ekspertesh ka perfunduar misionin e kontrollit ne Tirane per te pare ne jane permbushur apo jo kushtet per kete vendim. Raporterja per liberalizimin e vizave ne Parlamentin Europian, Tanja Fajon ne nje interviste per Top Channel tregon per cilet jane hapat dhe afatet ne marrjen e nje vendimi perfundimtar.

TCH: Misionet e eksperteve te BE-se kane perfunduar vezhgimin ne terren per permbushjen e kritereve nga autoritet shqipetare. Ne c’faze ndodhet tani procesi i liberalizimit te vizave me Shqiperine?

Tani po presim qe Komisioni te na jape vleresimin e eksperteve qe vizituan se fundmi Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen dhe nese ky qendrim do te jete pozitiv, atehere ne shpresojme qe Komisioni do te na paraqese sa me shpejt te jete e mundur nje propozim ligjor per heqjen e vizave. Ju duhet ta dini se pas ketij momenti, ne skenarin me te mire, Parlamentit Europian i nevojiten te pakten 2 muaj qe te perfundoje proceduren e tij. Pra nese propozimi vjen ne prill apo maj, do te marre ca kohe deri ne miratimin nga Parlamenti.

TCH: Si pritet te jete vleresimi i eksperteve per Shqiperine?

Tanja Fajon: Sipas informacioneve qe kam marre nga Shqiperia dhe Brukseli, vleresimi shpresohet se te jete pozitiv, por do te perfshije perseri shume gjera, per ceshtjet qe mbeten per t’u bere.

TCH:A mendoni se mesi i ketij viti mbetet ende date ne fuqi per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret e pajisur me pasaporta biometrike?

Eshte shume e veshtire ende qe te percaktohet koha. Nese do te hyje ne fuqi apo jo liberalizimi i vizave per Shqiperine ne mes te ketij viti.? Nese propozimi i Komisionit vjen shpejt ne  kohe, ne mund ta perfundojme punen tone ne korrik. Por, kjo varet vetem nga Shqiperia. Ndaj eshte e rendesishme qe tani te shohim nese Shqiperia i ka plotesuar te gjitha detyrat e shtepise dhe a jane bere mire keto detyra, qe me pas ne te vijojme me procesin. Une shpresoj se ne nuk do ta vonojme shume.

TCH: Gjithsesi, pas procedures se parlamentit, kjo ceshtje mbetet subjekt per miratim edhe nga Keshilli. A mendoni se zhvillimet e fundit, pas liberalizimit te vizave me Maqedonine e Serbine, do te ndikojne ne vendimin per heqjen e vizave ndaj Shqiperise?

Rritja e numrit te azilkerkuesve se fundmi ne Belgjike, Zvicer apo Gjermani, shkaktoi disi frike ne union. Eshte shume e rendesishme qe t’u tregohet qytetareve, vecanerisht tani ne Shqiperi, se liberalizim vizash nuk do te thote qe tashme mund te udhetosh ne Bashkimin Europian e te kerkosh pune, apo shtetesi, por eshte vetem nje udhetim i lire pa vize per 90 dite. Ne kete moment, eshte pergjegjesia e qeverise qe t’ua shpjegoje sic duhet qytetareve shqiptare. Natyrisht qe ato cfare pame javet e fundit shqetesuan Bashkimin Europian dhe mund te ndodhe qe per shkak te ketyre shqetesimeve, vete procesi te mund te shtyhet, te vonohet. Une shpresoj qe jo, sepse eshte edhe pergjegjesi e BE-se, por me shume pergjegjesi per kete kane autoritetet shqiptare sikunder dhe ato te vendeve te tjera te Ballkanit. Duhet te tregohet se heqja e vizave nuk te jep te drejten per azil politik apo ekonomik. Per me teper, ne pame se shumica e azilkerkuesve ishin shqiptare e te gjithe ata do te kthehen mbrapsht nderkohe qe keto jane natyrisht kosto per vendet e tyre.

Top Channel