SHBA: Letra e NOS ekziston

16/03/2010 15:05

Debati per ligjin e SHISH mes nderkombetareve dhe qeverise shqiptare duket se do te ashpersohet.

Ndersa nuk duket se do te reflektoje perballe daljes publike te ambasadorit amerikan Xhon Withers, i cili shprehu nje shqetesim te qeverise se Shteteve te Bashkuara, qeveria shqiptare ka marrë edhe një letër nga zyra përgjegjëse e NATO-s për koordinimin global të sigurisë, i ashtuquajturi NOS.

NOS-i i kërkon qeverisë së Tiranës që p/ligji i ri për SHISH të kalojë më parë nga kjo zyrë, qe përbëhet nga 3 degë: Orientimet e përgjithshme, Inteligjenca për Sigurinë dhe Siguria e Mbrojtjes.

E ndersa NATO ben apel qe ligji te kaloje me pare ekspertizen e saj, Komisioni i Ligjeve eshte duke marre ne shqyrtim nen per nen projektligjin, me synim per ta mbyllur draftin brenda dites se sotme.

Lajmi i transmetuar mbreme nga Top Channel per letren konfidenciale te Zyres se Sigurise se NATO-s, NOS, ku kerkohet rishikimi i ligjit per Sherbimin Informativ dhe mosmiratimi i tij nga kuvendi pa kaluar me pare nga nje ekspertize profesionale, nxiti menjehere reagime nga zera brenda mazhorances, qe e pergenjeshtruan ekzistencen e saj.

Por i pyetur nga Top Channel, nje zedhenes i ambasades amerikane ketu ne Tirane, konfirmoi ekzistencen e letres dhe deklaroi se “ne kemi dijeni per te dhe permbajtjen e saj, cka nenvizon natyren serioze te ceshtjes”.

 

Top Channel