
Vetem disa ore pasi Komisioni i Ligjeve ne Kuvend ka hedhur poshte kerkesat kryesore te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, kryetari i PS-se, Edi Rama i ka drejtuar nje leter te hapur kryeministrit Sali Berisha ku i kerkon te heqe dore nga qendrimi i tij ne lidhje me transparencen e zgjedhjeve.
Kreu i Partise Socialiste thekson se mazhoranca duhet t’i hape rruge hetimit, fakt ky qe do te bente qe Kuvendi te mos hynte ne histori si parlamenti i Ruzhdies, por si parlamenti i ndarjes perfundimtare nga standarde te tilla si ai ne fshatin e Fierit.
Duke e vene theksin tek data 18 mars si momenti kur mes paleve duhet te prodhohet nje konsensus historik, zoti Rama thote se hetimi nuk ka te beje me te shkuaren as me prekjen e vendimeve te gjykates, por me te ardhmen, sepse clirimi i zgjedhjeve te ardhshme nga korrupsioni, shkruan Rama mund te behet vetem permes transparences se zgjedhjeve te shkuara.
Sipas kreut te opozites, hetimi eshte brenda kuadrit kushtetues dhe do te permbushte jo vetem te drejten e ligjshme, por edhe detyrimin e perbashket te dy forcave te medha perballe zgjedhesve.
Kreu i Partise Socialiste shprehet ne leter se kerkesa e bere nga kjo force politike ishte konform kushtetutes dhe ligjeve, por edhe opinionit te shprehur nga Komisioni i Venecias ne vitin 2001 per mosngushtimin e objektit te hetimit nga mazhoranca dhe per me teper, thuhet ne leter, pas zgjedhjeve te vitit 2005 komisionit te atehershem hetimor ju lejua hapja e kutive te votimit.
Sipas zotit Rama, fakti qe ai komision nuk nxori pergjegjesite, sic duheshin kjo ndikoi edhe ne zgjedhjet e vitit 2009.
Duke i kerkuar kryeministrit te terhiqet nga pozicioni i tij, kreu i PS-se Rama shkruan ne leter se 18 marsi eshte dita e caktuar dhe e duhur per te hedhur hapin e madh perballe publikut dhe nderkombetareve duke cliruar hetimin e zgjedhjeve nje fakt ky qe, sipas tij, do te ndikonte fuqimisht edhe ne goditjen e korrupsionit ne Shqiperi.
Ne te kundert mbyll letren kreu Rama, Partia Socialiste do te radikalizoje qendrimin e saj deri ne largimin perfundimtare te qeverise.
Top Channel