PE, liberalet kerkojne hetim te zgjedhjeve

16/03/2010 19:40

Pas grupit parlamentar socialist dhe demokrat, PS ka marre mbeshtetje ne kerkesat e saj lidhur me transparencen e zgjedhjeve te 28 Qershorit edhe nga grupi Aleanca Liberale dhe Demokrate ne Parlamentin Europian.

Ne deklaraten e hartuar nga ky grup theksohet se qeverisja dhe demokracia e qendrueshme jane te domosdoshme per rrugen e Shqiperise drejt anteresimit ne Bashkimin Europian. “Pluralizmi politik eshte celesi per te ndertuar nje shoqeri gjitheperfshirese. Transparenca eshte vecanerisht e rendesishme per te ndertuar besim ne institucionet shqiptare nderkohe qe institucionet dhe stabiliteti jane te rendesishme per zhvillimin ekonomik” thote ne deklarate zedhenesja e grupit, Mariete Schake.

Me tej ne deklarate theksohet se Qeveria Shqiptare duhet te nise menjehere nje hetim serioz mbi manipulimet e zgjedhjeve te Qershorit 2009 dhe te nderrmarre hapat e nevojshem per te siguruar qe zgjedhjet e ardhshme te mund te zhvillohen ne perputhje te plote me standartet nderkombetare demokratike. Ne kete situate, zedhensja e grupit Mariete Schake do te krijoje nje delegacion “ad hoc” ne emer te grupit parlamentar liberal dhe do te kerkoje te vizitoje Shqiperine perpara perfundimit te sesionit te veres.

Disa kohe me pare, grupi parlamentar socialist dhe demokrat ne Parlamentin Europian, i drejtuar nga Martin Schultz u shpreh prere pro transparences se zgjedhjeve te 28 Qershorit ku perfshihet edhe hapja e kutive te votimit. Dy grupet se bashku, ai socialist dhe demokrat dhe aleanca liberale e demokrate, kane nje numer prej 268 deputetesh ne Parlamentin Europian.

Nese mblidhen te dy bashke, ata bejne shumicen perballe grupit te partive popullore qe njihet si grupimi i forcave te djathta europiane. Per socialistet kjo mbeshtetje vjen pikerisht ne nje moment delikat kur mazhoranca ne komisionin e ligjeve ne Kuvend hodhi poshte kerkesat e tyre per patjen e shumices ne komisionin hetimor dhe hapjen e kutive.

Top Channel