Letra e NATO-s, maxhoranca mohon ekzistencen
16/03/2010 01:30
Lajmi i transmetuar nga Top Channel per letren konfidenciale te zyres se sigurise se NATO-s, NOS, nxiti reagimin e maxhorances e cila e pergenjeshtroi ate.
Por i pyetur nga Top Channel, nje zedhenes i ambasades amerikane ketu ne Tirane, konfirmoi ekzistencen e letres dhe deklaroi se “ne kemi dijeni per te dhe permbajtjen e saj, cka nenvizon natyren serioze te ceshtjes”, perfundon deklarata e zedhenesit te ambasades amerikane.
Ne letren e derguar kerkohet rishikimi i ligjit per Sherbimin Informativ dhe mosmiratimi i tij nga Kuvendi pa kaluar me pare nga nje ekspertize profesionale ne zyrat e Aleances.
Top Channel