Charlie Sheen deklarohet i pafajshem

16/03/2010 14:30

Aktori Charlie Sheen eshte deklaruar i pafajshem ndaj akuzave per dhune ne familje, gjate paraqitjes se tij ne gjykaten e Kolorados, e cila e caktoi seancen e radhes per me 21 korrik.

Sheen, 44 vjec, u arrestua teksa ishte me pushime ne Aspen te Kolorados diten e Krishtlindjeve te vitit te kaluar.

Bashkeshortja e tij, Brooke Mueller Sheen i tha policise se aktori i kishte vendosur nje thike ne gryke dhe e kishte kercenuar se do ta vriste.

Ylli i serialit televiziv “Dy burra e gjysme” akuzohet per kercenim, sjellje negative dhe agresion. Megjithate, zonja Mueller Sheen ka deklaruar me pare se deshiron t’i rrezoje akuzat.

Top Channel