
Te dhenat me te fundit zyrtare te Bankes se Shqiperise tregojne se depozitat ne sistemin bankar shenuan ne fillimin e ketij viti nje rritje rekord per tre vitet e fundit.
Sipas te dhenave, ne janar depozitat ne banka arriten maksimumin historik 681 miliarde leke, me nje rritje prej 18.6 miliarde leke krahasuar me dhjetorin e vitit te kaluar.
Kjo eshte rritja me e madhe mujore ne tre vitet e fundit, perjashto rritjen sezonale qe ndodh ne periudhat korrik-gusht te cdo viti dhe qe perkon me kthimin e emigranteve.
Ne janar te 2009-es depozitat nuk u rriten krahasuar me dhjetorin, ndersa ne janar te 2008-es rritja ishte 2 here me e vogel ne vlere se sa kjo e tanishmja.
Te dhenat tregojne se pjesa derrmuese e depozitave te reja qe kane hyre ne banka gjate fillimit te ketij viti jane ne valute, nje sinjal ky qe tregon se nje pjese e mire e tyre mund te kete ardhur nga kursimet e shqiptareve qe kane emigruar jashte.
“Te gjithe shqiptaret te kontribuojne ne ekonomine e vendit”, do te deklaronte pak dite me pare guvernatori i BSH, Ardian Fullani.
Pavaresisht rritjes se borxhit, Shqiperia deri tani mbetet nje vend me stabilitet ekonomik, ndryshe nga sa po ndodh ne disa ekonomi te zhvilluara fqinje ku kane emigruar nje pjese e mire e emigranteve shqiptare.
Ne kete pike duket se krizat e fqinjve, qe kane ndikime negative edhe per ekonomine shqiptare, nuk sjellin vetem te keqija.
“Pse te mos perfitojme nga avantazhet qe ka ekonomia jone dhe qe te tjeret nuk i kane”, tha Fullani ne emisionin “Top Story”.
Nje raport i Qendres Shqiptare per Studime Ekonomike dhe Sociale thote se emigrantet shqiptare neper bote kursejne mesatarisht 3.5 miliarde euro ne vit, nga te cilat vijne ne vend vetem 20 perqind e tyre.
Top Channel