Operacion ndaj mafias gjeorgjiane
15/03/2010 17:45
Nje superoperacion i koduar me emrin “Java”, i shtrire ne te gjithe Europen ka vene ne pranga 69 persona te lidhur me mafian gjeorgjiane.
42 prej tyre u arrestuan ne Spanje, kryesisht ne Barcelone dhe Valencia. Ndersa arrestimet e tjera, qe erdhen pas nje viti hetimi, u bene ne Austri, Gjermani, Zvicer, France dhe Itali.
Te gjithe te arrestuarit, anetare te mafias gjerogjiane, akuzohen per pastrim parash, vjedhje, trafik droge dhe posedim armesh.
Dy vjet me pare, nje operacion policor ne Spanje coi ne arrestimin e 20 te dyshuarve te mafias ruse qe jetonin ne ishullin e Majorkes.
Top Channel