
" /> ">
“Kosova ka drejtuesit e saj te cilet jane aktive ne rritjen e numrit te njohjeve te pavaresise, por Shqiperia eshte e angazhuar te kontribuoje ne kete drejtim”.
Keshtu eshte shprehur ne nje konference per shtyp, ministri i Jashtem Ilir Meta pas vizites se zhvilluar ne Serbi ditet e kaluara.
Ministri Meta siguroi se ne takimin me homologun serb Vuk Jeremic ka diskutuar per ceshtjen e Kosoves, por nuk dha detaje se ne c’linja eshte zhvilluar kjo bisede, kur dihet qe Serbia eshte deklaruar se nuk do ta njohe kurre shtetin e ri.
Shefi i diplomacise shqiptare theksoi se pavaresisht qendrimeve diametralisht te kunderta qe ka Tirana zyrtare me Beogradin rreth pavaresise se Kosoves, te dy vendet pranojne qe e ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte Bashkimi Europian.
Meta shtoi se presidenti serb Boris Tadic eshte i mirepritur te vizitoje Shqiperine, ndersa theksoi se eshte shume e rendesishme qe marredheniet mes serbeve dhe shqiptareve ne cdo vend ku ata jetojne bashke te jene te mira.
Top Channel