Fier, bllokohet superstrada

15/03/2010 12:35

Ashtu sic kishin premtuar banoret e fshatrave Ade dhe Sheq Muslalaj te komunes Frakull te Fierit bllokuan serish punimet ne ndertimin e superstrades Levan-Tepelene.

Shkak eshte mospagimi i vleres se tokes se shpronesuar qe ka zene autostrada. Ata kane dale ne rruge duke penguar kamionet dhe ne duar mbajne certifikatat e pronesise se tokes.

Me shume se nje mije familje preken nga ndertimi i autostrades por asnje prej tyre nuk eshte shpronesuar.

Top Channel