Drafti PS-se, diskutime ne Komisionin e Ligjeve

15/03/2010 10:45

Komisioni i Ligjeve fillon diskutimin per nismen e Partise Socialiste per hetimin parlamentar te zgjedhjeve.

Deputeti demokrat Aldo Bumci u shpreh se mazhoranca nuk eshte kunder transparences se zgjedhjeve, por kjo menyre pa vendim gjykate e pa rregulla vetem sa shkaterron te vertetat.

“Gjykata Kushtetuese thote se kuvendi nuk mund te marre atributet e nje institucioni tjeter”, u shpreh Bumci.

Nderkohe deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se hetimi i zgjedhjeve nuk ve ne pikepyetje ligjshmerine e kuvendit, ndersa theksoi se nuk kerkohet hetim per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

Top Channel