Diber e Madhe, klandestinet ne gjendje te mire

15/03/2010 15:45

Dy te rinjte nga Peshkopia qe u bllokuan per 24 ore ne nje zone malore te kufirit mes Shqiperise dhe Maqedonise jane ne gjendje te mire.

Ata ndodhen ne spitalin e Dibres se Madhe pasi u nxorren nga nje helikopter i ushtrise maqedonase nga zona ku trashesia e debores kalonte mbi dy metra.

Edhe mjeket thone se gjendja e tyre po permiresohet. Drejtuesit e spitalit rajonal te Dibres se Madhe ne Maqedoni thone se dy te rinjte kishin pesuar ngrirje te gjymtyreve.

Te rinjte zgjodhen te kalonin nga mali dhe jo nga pika kufitare per shkak se nje prej tyre ende nuk kishte nje pashaporte te rregullt per te levizur. Te shtunen ishin familjaret e tyre qe dhane alarmin.

Top Channel