Avokati i Michael: Vdekja e tij nuk ishte incident

14/03/2010 18:20

Perfaqesusei ligjor i familjes Jackson kundershton akuzen e ngritur ndaj mjekut personal te Michael, per vrasje te pavullneteshme duke e quajtur ate te pamjaftueshme.

“Vrasja e pavullneteshme nuk eshte nje akuze e mjaftueshme per ne. Ajo duhet transformuar ne vrasje e paramenduar. Vdekja e Michael ishte gjithcka, vecse nje incident jo”, ka deklaruar avokati Bian Oxman ne takimin e zhvilluar ne Milano ne kuader te “Michael Jackson European Convention”.

Autoritetet amerikane kane ngritur akuzen ndaj Murray per vrasje te pavullneteshme dhe ne rastin me te keq, nese doktori shpallet fajtor ai mund te denohet deri ne 4 vjet burg.

Top Channel