Vlore, mbrojtja e Pyllit te Sodes

13/03/2010 20:15

Ish-presidenti Alfred Moisiu, deputete te opozites, historiane dhe ambjentaliste kane mbeshtetur  levizjen e 70 shoqatave per te ndalur nismen e  fundit te qeverise per prerjen e Pyllit te Sodes, ne Vlore, dhe ndertimin e nje parku kontenieresh.

“Pylli i Sodes, 481 hektare, te rrafshohet dhe aty te behet nje park i madh konteineresh do te thote nje shkaterrim total i Vlores sepse i hiqen mushkerit”, eshte shprehur Fatmir Toci.

“Te tilla vepra ndertohen edhe ne vendet e tjera, por brenda nevojave dhe kerkesave qe kane vendet perkatese”, theksoi Besnik Baraj.

Pas ndertimit te TEC-it, nje veper e kritikuar edhe nga Banka Boterore, ambjentalistet kerkojne qe Pyllin e Sodes ta klasifikojne brenda zones se mbrojtur te Vlores.

Deputeti Blendi Klosi ka shprehur perkrahjen e gjithe grupit socialist ndaj shoqates “Laberia” dhe ka kerkuar qe nje nisme e tille te ndermerret edhe ne Durres ku pritet te ndertohet TEC-i me qymyrguri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA