Meta, vizite ne Presheve

13/03/2010 20:00

Rreth kater ore me makine nga Beogradi, gjendet Lugina e Presheves, etapa e fundit e vizites zyrtare dy ditore te zevendeskryeministrit Meta ne Serbi. Nje etape e fundit, qe mund te thuhet se ishte nje triumf per zyrtarin e pare te shtetit shqiptar qe shkel keto vise. Ne bisedat me pushtetare lokale dhe perpara mediave, u theksua se Lugina e Presheves duhet te jete burim stabiliteti, qe sipas zotit Meta, femijet e ketyre viseve te shohin ketu nje te ardhme.

“Per kete ne do te bejme cdo gje, qe nga perpjekjet per njohjen reciproke te diplomave, do te ftojme nje grup studentesh qe studiojne ne Shqiperi dhe bera edhe nje premtim qe 50 femijet qe do te dalin me mire me mesime, pavaresisht perkatesise etnike, do te jene te ftuar te qeverise shqiptare per te kaluar nje jave pushimesh ne vendet me te bukura te Shqiperise”, eshte shprehur Meta.

“Mendoj se gjithcka po behet ne menyre qe marredheniet Tirane-Beograd te jene me te mira ne te ardhmen. Une mendoj se biseda qe zoti Meta ka zhvilluar me presidentin Tadic dhe ministrin e Jashtem Jeremic eshte nje garanci e mire se dite me te mira do te pasojne”, tha Milan Markovic, minister serb per veteqeverisjen vendore.

Pas vizites ne komunen e Presheves, drejtimi Bujanovc. E njejta pritje, te njejtat mesazhe politike per stabilitet.

Ketu zoti Meta iu referua te shkuares se veshtire te shqiptareve, per te theksuar se nje etape e re po fillon.

“Dua t’i pergezoj shqiptaret qe ne kohet e veshtira diten te ruajne indentitetin e tyre kombetar dhe kulturor. Jam i bindur se ajo kohe eshte mbyllur njehere e pergjithmone”, deklaroi Meta.

“Besoj se kjo nuk do te jete vizita e pare dhe e fundit dhe se keto marredhenie do te intensifikohen jo vetem ne sferen e kultures, por edhe ate ekonomike”, theksoi Jonuz Musliu, kryetar i komunes se Bujanovcit.

Shpesh analistet kane komentuar se stabiliteti ne Ballkan varet nga marredheniet mes serbeve dhe shqiptareve. Gjate kesaj vizite, kjo u pranua nga ministrat e Jashtem te te dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA