Italia: Heqja e vizave s’i lehteson studentet

13/03/2010 08:35

Konsulli italian ne Shkoder, Stefano Marguçio, qartesoi dje se heqja e vizave per shqiptaret nuk do t’i ndryshoje rregullat per qendrimin per arsye pune apo studimi ne vendet e Bashkimit Europian.

Gjate nje konference per shtyp, qe kishte per qellim prezantimin e aktiviteteve qe do te zhvillohen ne zonen e Veriut te Shqiperise, ne kuader te manifestimit “Dy popuj, nje det, nje miqesi”, Marguçio foli dhe per heqjen e vizave, qe sipas konsullit nuk sjell perfitime per studentet shqiptare ne Itali.

“Nese do te kemi liberalizim vizash, do te jete i vlefshem per vizat ‘Shengen’ te kategorise C. Pra vizat qe liberalizohen jane me afat te paracaktuar qendrimi, jo me shume se 90 dite. Nderkohe qe vizat per studentet jane viza te kategorise D. Behet fjale per leje qendrimi me afat te gjate dhe ketu nuk kemi liberalizim. Studenteve qe do aplikojne per universitetet italiane, do te vazhdojne te jene pjese e vizave te tipit D, ku hyjne dhe aplikimet per punesim ne Itali, bashkim familjar, qe cilesohen viza nacionale, ose me qendrim me te gjate se 90 dite”, tha konsulli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA