Egjipt, 50 persona ne pranga
13/03/2010 00:40
Te pakten 50 anetare te forces kryesore opozitare ne Egjipt, “Vellezerit Muslimane”, u arrestuan diten e premte pas protestave te dhunshme kunder ndertimeve te reja izraelite ne Jeruzalemin Lindor.
Lajmi u njoftua prej autoriteteve te sigurise egjiptiane. Manifestuesit protestuan thuajse njekohesisht ne disa zona te ndryshme te Egjiptit per te kundershtuar aneksimin e dy vendeve te shenjta muslimane prej Izraelit.
Per organizatoret protesta e organizuar, pas faljes te se premtes, ishte kunder heshtjes se qeverive arabe per ndertimet izraelite ne Cisjordani.
Top Channel