
Kandidimi per t’u zgjedhur deputete e nje ish- producenteje filmash pornografike ka ngjallur debate te forta ne qarqet politike dhe mediatike ne Britanine e Madhe.
Partia Liberal Demokrate ka zgjedhur per te garuar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Britani, ish- producenten e filmave pornografike Anna Arroesmith, e cila tani drejton nje kompani prodhimi filmash per te rritur.
Kandidatura e saj eshte miratuar per te garuar ne zonen Gavesham qe ndodhet ne qytetin e Kentit ne Jug te Anglise.
Nick Clegg i kryetar i Partise Liberal Demokrate kur u pyet per kandimin e Anna Arroesmith eshte treguar shume i kujdesshem.
“Karriera ne te shkuaren e Anna Arroesmith, perpara kandidimit per t’u zgjedhur deputete, nuk eshte nje ceshtje qe me perket mua. Cfare eshte e rendesishme ka te beje me faktin e preokupimit te saj per te perfaqesuar elektoratin ne parlament”, ka thene Clegg.
Sipas tij ajo nuk ka kryer ndonje veprimtari ilegale per t’u perjashtuar nga gara drejt Westminsterit.
Nuk ndajne te njejtim mendim perfaqesuesit e Partise Kosnservatore te cilen ne zgjedhjet e vitit 2005 fituan me shume veshtiresi ne zonen ku tani kandidon 38-vjecarja Arroesmith.
Ann Widdecombe deputetja aktuale e zones eshte shprehur se “eshte teresisht e papershtatshme per te kandiduar,nje person si ajo e perfshire ne ate lloj industrie”
Ndersa vete kandidatja Anna Arroesmith, ka qendruar larg debateve duke u mjaftuar me nje koment te shkurter ne faqen e saj personale ne Teitter ku shkruan: “Nga pornografia ne parlament”.
Top Channel