
Nje hetim i “Times” ka vene nen akuze disa ushtarake te forcave te NATO-s ne Afganistan, lidhur me masakren ne radhet e civileve te regjistruar me 12 shkurt ne fshatin Khatabeh.
Sipas prestigjozes amerikane, ushtaraket kane treguar se ne perfundim te nje beteje me talebanet kane zbuluar trupat e tre grave te cilat ishin me gojen te lidhur dhe te vrara me arme zjarri.
Por, i derguari i “Times”, Robert Starkley jep nje tjeter version te ngjarjes. Sipas tij, trupat e ISAF u paraqiten ne tre te nates ne shtepine e kreut te inteligjences afgane ne rajonin e Gardezit, komandantit Dawood Sharbuddin dhe hapen zjarr duke vrare pese persona, perfshire tre gra shtatzene, pasi dyshonin se nje prej tyre ishte terroriste.
Top Channel