Zgjedhjet, Britania perfshihet nga ethet e basteve

12/03/2010 20:05

Pa u caktuar ende data se kur do te mbahen zgjedhjet e pergjitheshme ne Britanine e Madhe, politikanet me shume se sondazhet i kane hedhur syte nga kompanite e basteve.

Koeficentet qe ato oftojne ne seksionin e politikes ne faqet e tyre online, jane kthyer tashme ne bisedat e perditeshme te politikaneve ne korridoret e Westminster-it. Per momentin duket se bixhozi me politikane deri diku ka eklispsuar atmosferen e basteve per boterorin Afrika Jugut 2010 ku totali i shumes se basteve parashikohet te jete 1 miliard paund.

Specialistet e kompanive te basteve parashikojne nje rritje me 50 perqind te atyre te cilet do te vendosin baste per politikanet, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2005. Jane vete politikanet britanike ata te cilet nuk ngurrojne te komentojne kete trend ne rritje. Borish Xhonson, kryebashkiaku i Londres ka deklaruar se i beson me shume koeficenteve qe vendosin kompanite e basteve, se sa sondazhet qe publikohen cdo te diele neper gazeta.

Natyrshem lind pyetja se kush do t’i fitoje keto zgjedhje ne Britanine e Madhe, gjithnje sipas eksperteve te basteve? Konservatoret ne opozite apo Laburistet ne pushtet? Kompanite e basteve i japin perparesi per te fituar laburisteve. Per ta, kompania Ladbrokes jep koeficentin 4/1 ndersa per Konservatoret 1/7.

Fillimisht duhet te pritet caktimi i dates ku sipas te gjitha gjasave kryministri Gordon Brawn duket se ka per te caktuar 6 Majin si diten per te shkuar drejt kutive te votimit. Megjithate kjo nuk i ka penguar aspak bastexhinjte britanike te nisin plotesimin e skedinave, jo per garat tradicionale me qen dhe kuaj, por tani me politikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA