Pallatet e ndertuara gjate 20 viteve te fundit plotesojne standartet teknike dhe sizmike te percaktuara ne kushtin teknik te vitit 1989.
Ky kusht teknik por edhe harta sizmike e hartuar ne vitin 1980 te ciles i referohen ndertuesit edhe gjate diteve te sotme duhet te ndryshoje. “Duhet te kemi parasysh qe ne pjesen me te madhe te vendit, nuk jane bere studime. Duhet te perpilojme kushtin e ri teknik te vendit per ndertimet anti-sizmike”, shprehet pergjegjesi i Departamentit te Sizmiologjise, Llambro Dino.
Sipas nje studimi te fundit te Universitetit te Kaifornise ne SHBA, rezulton se Tirana eshte ne listen e qyteteve qe mund te preken nga lekundjet sizmike gjate 40 viteve te ardhshme. Termeti mendohet te jete i shkalles 6-7 Rihter.
Dhe sipas specialisteve, ndertimet ne Tirane duhet te jene te qendrueshme per te perballuar termet deri ne 7 balle. “Standarti aktual per Tiranen percakton disa kategori ballesh, nga 7 ne 7 e gjysme deri ne 8, ne varesi karakteristikave te trojeve ku eshte ndertuar”, shton Dino. Sizmioleget kerkojne ndryshimin e metodologjise dhe te standarteve ne menyre qe te kemi nje vleresim te ri dhe percaktim te kushteve bashkekohore per ndertimin e objekteve te qendrueshme.
Top Channel