
Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka ngritur nje grup pune per te hartuar nje studim mbi mundesine konkrete per realizimin e statusit te minatorit.
Grupi eshte ngritur me urdher te ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Dritan Prifti, ne baze te urdhrit te Kryeministrit leshuar me 5 shkurt te ketij viti dhe do te kryesohet nga zv.ministri Neritan Alibali.
Ne perberje te ketij grupi do te jene dhe te tjere funksionare te larte te METE-s, perfaqesues nga Ministria e Financave, Ministria e Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Ministria e Drejtesise, Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore dhe Instituti i Sigurimeve Shoqerore.
Ky grup pune, deri me 5 prill, do te hartoje studimin mbi mundesite konkrete per realizimin e statusit te minatorit, si dhe t’i paraqese Kryeministrit propozimet per keto mundesi, se bashku me aktet e nevojshme ligjore dhe nenligjore lidhur me statusin e minatorit.
Per realizimin e detyrave te percaktuara ne urdhrin e Kryeministrit, grupi i punes do te shfrytezoje praktiken e deritanishme lidhur me statusin e minatorit.
Ne perfundim te punes per hartimin e dokumenteve mbi statusin e minatorit, grupi i punes do te konsultohet me faktoret e interesit.
Top Channel