Pakistan, dy atentate ne Lahore, 20 te vdekur

12/03/2010 11:30

Dy atentate vetevrasese kane shkaktuar vdekjen e te pakten 20 personave ne qytetin pakistanez te Lahores.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi i pare u krye ne nje treg, ndersa i dyti ne nje tjeter zone te populluar.

Nga shperthimet, te cilat deri tani nuk jane marre persiper nga asnje grup, rreth 25 persona te tjere kane mbetur te plagosur.

“Shperthimet ndodhen ne nje distance kohore prej 15 sekondash. Kamikazet, ne bordin e dy motorcikleta i perplasen ato ndaj makinave te patrullave te forcave te sigurise”, kane deklaruar burimet.

Sulmet terroriste ne Lahore jane shtuar ndjeshem se fundmi. Diten e hene guerrilasit talebane shkaterruan nje ndertese qe perdorej nga sherbimet sekrete, duke vrare 13 persona.

Top Channel