Zevendeskryeministri Ilir Meta ka theksuar se largohet optimist nga Serbia.
“Largohem me nje optimizem shume me te madh, sepse ky bashkepunim mes dy vendeve ka celur nje prespektive te re”, eshte shprehur Meta.
I pyetur per mosmarreveshjen mes dy vendeve ne lidhje me njohjen e Kosoves, Meta theksoi se qendrimet e Tiranes dhe Beogradit jane te kunderta dhe theksoi se e ardhmja e rajonit eshte integrimi ne BE.
“Shqiperia dhe Serbia si dy vende te rendesishme per paqen dhe stabilitetin kane nje projekt te perbashket qe eshte anetaresimi ne BE. Vetem kur i gjithe rajoni se bashku me Kosoven, do te bashkepunojne, atehere do te kete paqe dhe prosperitet per rajonin. Ne kemi pasur mosmarreveshje te qarta per Kosoven, por besoj se e ardhmja e saj eshte integrimi ne BE”, deklaroi Meta.
“Pavaresisht nga mosmarreveshjet e perkohshme mes dy vendeve eshte e rendesishme te kete bashkepunim”, shtoi ai.
Top Channel