Katania “shemb” Interin

12/03/2010 23:15

Interi peson humbjen e trete ne kete sezon te Serise A. Kete here kampionet e Italise jane mundur ne transferte me Katanian me rezultatin 3-1.

Pas nje pjese te pare te barabarte 0-0, me fillimin e se dytes zikalterit kalojne ne avantazh me Militon i cili merr nje asist nga Eto. 20 minuta me pas Maksi Lopez barazpeshon rezultatin me nje gol te bukur, duke kapur ne befasi mbrojtjen e Interit.

Ne minuten e 81-te, skuadra e Mourinjos mbetet me 10 lojtare, pasi Muntari, futet ne fushen e lojes e qendron vetem 1 minut, duke i dhuruar edhe nje 11-metersh Katanias.

Maskara shnderron ne nje supergol kete penallti duke kaluar skuadren vendase ne avantazh. Ne mbylljen e takimit, nje gabim i Lusios shfrytezohet mjaft mire nga Martinez qe shenon edhe golin e trete per Katanian e cila tashme ngjitet ne kuoten e 31 pikeve ne vendin e 15-te.

Nderkohe, Interi pret ndeshjen e rivaleve te tij, pasi nga vendi i dyte qe eshte Milani mbetet 4 pike larg, e 7 pike nga vendi i trete qe eshte Roma, skuadra te cilat do te zhvillojne ndeshjet e tyre te javes se 28-te te kampionatit italian diten e shtune e te diele.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA