
Gjate dy viteve te ardhshme, nje projekt prej 2 milione eurosh i financuar nga BE-ja do te mundesoje permiresimin e sistemit doganor shqiptar.
Projekti do te sjelle ekspertizen dhe njohuri nga vendet anetare per te ndihmuar Shqiperine te plotesoje legjislacionin dhe te permiresoje praktikat doganore duke ndjekur ato qe zbatohen nga vendet anetare te BE-se.
Projekti çon perpara procesin e integrimit te Shqiperise duke e sjelle vendin ne te njejtin rreth procedurash doganore qe kane lehtesuar tregtine ne BE dhe qe e kane bere tregun e brendshem nje sukses.
Binjakezimi mes autoriteteve shqiptare, Administrates Doganore Austriake dhe mbeshtetjes se Sherbimit Doganor Polak do te sjelle ne Shqiperi eksperte nga vendet anetare per te plotesuar legjislacionin e Shqiperise ne kete fushe duke e perafruar ate me legjislacionin e BE-se; per te zbatuar Strategjine Kombetare per Menaxhimin e Integruar te Kufijve; per te pergatitur Shqiperine t’i bashkohet Konventes per Transitin e Perbashket.
Gjate ceremonise se nisjes se projektit, shefi i delegacionit te Bashkimit Europian ne Shqiperi, ambasadori Helmuth Lohan theksoi se eshte pikerisht harmonizimi i procedurave doganore qe shpjegon ne mase te madhe suksesin e tregut te brendshem te BE-se, pasi krijoi nje klime biznesi te karakterizuar nga aftesia per te parashikuar dhe nga besueshmeria.
Ai vuri ne dukje se “BE-ja po investon kaq shume burime per t’i harmonizuar doganat e saj me ato te vendeve anetare te BE-se pikerisht prej perspektives europiane te Shqiperise”.
Top Channel