Berat, uji rrezikon fshatin
12/03/2010 12:25
Fshati Nishove, komuna Bogove ne Qarkun e Beratit eshte perfshire nga fenomeni i rreshqitjes, pasi kushtet klimaterike kane sjelle ndryshimin e rrjedhave nentokesore te burimeve.
Uji qe prej vitesh mungonte ne kete fshat tashme ka ndryshuar rrjedhen duke vershuar mes fshatit dhe sjelle pasoja ne shkaterimin e pese banesave dhe venien ne rrezik te gjithe fshatit.
Prej vitesh ne kete fshat ka munguar uji, çka i detyronte banoret te udhetonin kilometra rruge ne kembe per te mbushur uje neper burime, por tashme ndryshimi i vendburimeve rrezikon gjithe fshatin.
Top Channel