Mesditen e sotme dhe pasdite eshte bllokuar rruga nacionale qe lidh Tiranen me juglindjen e vendit. Ne kilometrin 102, ne Librazhd nje masiv dheu dhe balte ka bllokuar shtratin e rruges ndersa me pare demtoi shume rende edhe linjen hekurudhore.
Drejtuesit e hekurudhes shqiptare deklaruan se eshte nderprere levizja e trenave ne drejtim te pogradecit dhe duhen te pakten edhe dy dite qe te riparohen demet. Nga ana tjeter vazhdon akoma e shpejte shembja e dherave, gureve dhe baltes nga anet e rruges nacionale duke e bere te pamundur edhe nderhyrjen me mjete te renda per hapjen e saj. Kalimi hapet me veshtiresi per mjetet qe levizin ne kete aks.
Ndersa ne vendin e ngjarjes kane shkuar mjetet e ndermarrjeve te rrugeve per te hapur kalimin.
Top Channel