SHBA: Jo vonesa ne procesin e paqes
11/03/2010 17:20
Zevendespresidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se nuk duhet te kete vonesa ne rifillimin e procesit te paqes ne Lindjen e Mesme, pavaresisht planit te Izraelit per te ndertuar banesa te reja ne Jeruzalemin Lindor.
Zoti Biden perseriti qendrimin e tij kritik ndaj vendimit per ndertime, por nga ana tjeter vleresoi pergjigjen e kryeministrit Netanyahu per diskutim.
Ai theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kane nje mik me te mire sesa Izraeli.
Nderkohe, Autoriteti Kombetar Palestinez deklaroi pak me pare se rifillimi i bisedimeve per paqen do te ishte shume i veshtire nese plani per ndertimin e shtepive nuk anulohet.
Top Channel