Rreshket dheu, shemben lokale ne Durres
11/03/2010 12:55
Gjate nates se djeshme dhe ne oret e para te mengjesit te sotem sasi te medha balte kane marre para disa lokale te ndertuara pergjate Rruges se Currilave.
Per shkak se Kodra e Currilave eshte teresisht e zhveshur erozioni ka shkaktuar shembjen e vazhdueshme te tokes kane demtuar rende ndertesat ne ate zone duke bllokuar edhe nje korsi te rruges.
Pak dite me pare bashkia e Durresit mori masa per te hapur rrugen por fenomeni eshte ne levizje e siper duke shkaktuar probleme te reja. Gjate kohes se shembjes ne lokalet e demtuara nuk ka patur njerez duke shkaktuar keshtu vetem deme materiale.
Top Channel