Te mbijetuarit e dhunes ne qender te Nigerise kane treguar per mediat nderkombetare se cfare ndodhi te dielen e kaluar.
Nje deshmitar ne nje fshat ne afersi te qytetit te Josit deklaroi se kishte degjuar fqinjet e tij te bertisnin ne momentin e sulmit.
Ndersa me pas i kishte pare trupat e te gjithe familjes, perfshire grate dhe femijet, te vrare me hanxhare dhe me pas te djegur.
Nderkohe, nje tjeter person tha se kishte gjetur mbesen e tij te goditur per vdekje me sepate dhe saktesoi se vrasesit e saj flisnin “fulani”, nje gjuhe e perdorur nga myslimanet.
Gjithashtu, korrespondentet e mediave nderkombetare kane deklaruar se kane vizituar nje varr masiv ku ndodheshin te varrosur rreth 100 trupa nga nje fshat.
Top Channel