Nigeri, masakrat fetare, 200 ne pranga

11/03/2010 21:30

Rreth 200 persona jane arrestuar nga policia ne Nigeri lidhur me masakren e shkaktuar nga luftimet mes bujqeve te krishtere dhe atyre myslimane.

Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, te cilat theksojne se mund te kete operacione te metejshme per kapjen e personave te tjere pergjegjes per masakrat.

Nderkohe, te mbijetuarit e dhunes ne qender te Nigerise kane treguar per mediat nderkombetare se cfare ndodhi te dielen e kaluar.

Nje deshmitar ne nje fshat ne afersi te qytetit te Josit deklaroi se kishte degjuar fqinjet e tij te bertisnin ne momentin e sulmit.

Ndersa me pas i kishte pare trupat e te gjithe familjes, perfshire grate dhe femijet, te vrare me hanxhare dhe me pas te djegur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA