Skandali i te degjuarit ne menyre ilegale te mesazheve zanore ne celularet e personave VIP perfshi princin Williams, nga dy investigatore privat, te cilet punonin per llogari te tabloidit “News of The World” eshte akoma me i madh nga cfare mendohej.
Historia e ketij skandali qe ka tronditur median britanike u mesua ne Janar te vitit 2007, kur editori ceshtjeve mbreterore Clive Goodman u denua me kater muaj burg, se bashku me dy investigatore privat.
Steve Whittamore dhe Glenn Mulcaire i shisnin te dhena te siguruara ne menyre ilegale gazetes “News of The World”.
Kjo gazete pagoi dje nje cmim goxha te kripur njerit prej publicisteve me te njohur ne Britani i quajtur Max Kliford.
Kliford ishte njeri prej prej atyre qindra personalitesh perfshi edhe ish-ministrin e brendshem David Blanket, te cilit i degjoheshin mesazhet zanore ne celular nga Steve ehittamore gjate nje periudhe kohore dyvjecare.
1 milion paund eshte shuma qe ka paguar kjo gazete publicistit Max Kliford i cili kishte siguruar nje dosje me te dhenat e nje hetimi qe inkriminonte akoma me shume gazetaret e Rupert Murdoc.
Per median britanike emri investigatorit privat Steve Whittamore nuk erdhi aspak si nje surprize kur ai u arrestua nga policia dhe me pas u denua nga nje gjykate londineze.
Nga nje hetim i zhvilluar ne vitin 2002 u zbulua se 305 gazetare nga pothuajse te gjitha gazetat e perditshme kombetare, ishin perfshire ne blerjen e te dhenave te siguruara ilegalisht nga Whittamore.
Ndersa ne vitin 2006 Komisioneri Britanik i informit beri publik nje raport ku thuhej se 19 gazetare te gazetes “News of The World” ne 182 raste kishin paguar Steve Whittamore per blerje informacioni.
Top Channel