Kuvendi ka miratuar ne unanimitet mbremjen e se enjtes rezoluten per liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian.
Keshtu, rezoluta ne fjale eshte votuar ne parim me 127 vota pro, ne nje seance ku nuk munguan debatet mes pozites dhe opozites. Kjo e fundit i kerkoi mazhorances qe te heqe dore nga sloganet se PS kerkon te pengoje kete nisme, aq e rendesishme per levizjen e shqiptareve ne Evrope.
Vullneti politik gjitheperfshires gjendet ne rezolute, e cila kerkon qe liberalizimi i vizave me Shqiperine te kryhet brenda vitit 2010. Por, duke vene ne pah mes te tjerash, arritjet e qeverise.
Ne fund u ra dakort qe 4 deputete, 2 nga PD dhe 2 nga PS, te bejne te premten zbardhjen e rezolutes, duke gjetur nje formulim konsensual qe permend arritjet e institucioneve shteteore, pra edhe te Kuvendit. Kjo i hapi rruge miratimit me unanimitet te rezolutes.
Top Channel