Korce, dhune per pasaportat biometrike

11/03/2010 20:30

Nje emigrante 53-vjecare nga Korca ka paditur punonjesit e kompanise “Aleat” per korrupsion dhe ushtrim dhune.

Ilda Tome pretendon se eshte goditur ne koke me vizore nga nje prej punonjesve ne momentin qe ajo ka refuzuar te paguaje nje rryshfet prej 20 eurosh per marrjen e kartave te identitetit, per vete dhe dy pjesetare te familjes.

Mes paleve ka patur nje sherr kur gruaja ka dale e gjakosur ne koke nga zyrat e aplikimit. 53-vjecarja i eshte drejtuar policise me nje denoncim per korrupsion, ndersa ka marre edhe nje raport mjekoligjor per nje plage ne pjesen e kokes.

“Me goditen ne koke me vizore. Me doli gjak. Perderisa jane kuponat une s’kam pse te jap leke. Ne asnje vend te botes s’jepen leke”, tregon Tome.

Krahas padise se 53-vjecares edhe nga ana e kompanise “Aleat” eshte ngritur nje e tille me akuzen e “goditjes per shkak te detyres”.

Sipas pretendimeve te punonjesve te kesaj kompanie, gruaja ka provokuar sherrin dhe me pas jane perleshur me te dhe te afermit e saj qe ndodheshin jashte zyres se aplikimeve.

Punonjesit e kompanise kane mohuar t’i kene kerkuar rryshfet 53-vjecares, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per kete rast te denoncuar nga te dyja palet ne konflikt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA