Dokle: 18 marsi shansi i fundit per mazhorancen
11/03/2010 13:35
Deputeti socialist Namik Dokle deklaroi se 18 marsi eshte shansi i fundit i mazhorances qe t’i hape rruge demokracise europiane ne Shqiperi.
Duke permendur incidentin e fundit ne Ruzhdie, ku nje ish-komisioner i Partise Demokratike dhunoi perfaqesuesin zgjedhor te PS-se, Dokle theksoi se rasti i kesaj komune eshte simbolika e masakres elektorale te qeverise Berisha.
“Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar jane te vendosur ta çojne deri ne fund aksionin e tyre demokratik per hetimin e plote dhe pa kufizim te zgjedhjeve, per mbrojtjen ligjore dhe kushtetuese te votes se lire”, u shpreh Dokle.
Top Channel