Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Emigrantet qe vijne ne Itali nuk duhen trajtuar si mbeturina toksike. Me keto fjale Komisarja e Larte e OKB-se per te drejtat e njeriut Navi Pillay, e cila po zhvillon nje vizite dy ditore ne Rome, kritikoi politiken e qeverise italiane ne fushen e emigracionit.
Ajo u shpreh se eshte e shqetesuar per disa nga normat e perfshira ne paketen e sigurise se qeverise italiane, ne menyre te veçante per sa i perket mases qe parashikon denim me te rende ne rast se personi qe kryen nje shkelje eshte emigrant ilegal.
E ne kete kuader mberrin edhe vendimi i Gjykates se Kasacionit e cila hodhi poshte kerkesen e nje emigranti shqiptar per t’u pajisur me dokumenta qendrimi. Baba i dy femijeve te vegjel dhe me bashkeshorten ne pritje te shtetesise italiane, ai kishte paraqitur nje ankese kunder debimit duke u bazuar ne nje vendim, te nxjerre po nga Gjykatat e Kasacionit ne muajin janar te ketij viti.
Sipas normes se meparshme emigrantet ilegale qe kane femije te mitur, mund te qendrojne ne Itali “sepse ne kete menyre respektohet e drejta e te miturit per t’u rritur me dy prinderit”.
Por tani Gjykata ka nderruar linje. Ne vendimin kunder shtetasit shqiptare lexohet “se nevoja per mbrojtjen e legalitetit te kufijve, del mbi te drejten e te miturit per t’u shkolluar dhe mbi nevojen e tij per nje zhvillim psikofizik, armonik dhe te plote”
Top Channel