Alarmi i rreme i AH1N1, vaksinat ne frigorifer

11/03/2010 16:45

Rreth 25 mije doza te vaksines kunder virusit AH1N1, qe u siguruan nga Ministria e Shendetesise ne kulmin e panikut per epidemine, vazhdojne te qendrojene ne kushte frigoriferike.

Ngurrimi i njerezve dhe zbehja e alarmit per gripin  beri qe te perdorej  vetem 5 % e sasise,  duke u refuzuar jo vetem nga qytetaret e thjeshte por edhe nga vete bluzat e  bardha. Sipas Ministrise se Shendetesise vetem nese i skadon afati ajo mund te asgjesohet.

“Procesi i vaksinimit ende vazhdon. Orientimi i OBSH-se eshte qe vaksina te perdoret. Ne kemi dy lote, njeri skadon ne fund te ketij vitit dhe nje tjeter qe skadon vitin e ardhshem”, u shpreh drejtori i Planifikimit dhe Politikave ne Ministrine e Shendetesise, Pellumb Pipero.

Sipas rekomandimeve te OBSH-se vaksina kunder H1N1 mund te futet ne kalendarin e vaksinimit njelloj si vaksina kunder gripit te zakonshem.

Pipero sqaron se ndryshe nga vendet fqinje per Shqiperine u sigurua nje sasi racionale e vaksines dhe fondi i perdorur per blerjen e saj, afro 250 mije dollare u ofrua nga Banka Boterore per gripin e shpendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA