“SHISH”, PS kundershton edhe korrigjimet

11/03/2010 20:00

Partia Socialiste kundershton fort edhe ato qe te pakten zyrtarisht u quajten korrigjime kundrejt projektligjit te pare te dorezuar nga mazhoranca per Sherbimin Informativ Shteteror.

Sipas PS, projektligji nuk ka ndryshime ne thelb dhe mbetet nje iniciative per te vene ligjerisht nen sundim, sic tha deputeti Erjon Brace, kete institucion.

“Nuk eshte ndryshuar roli i kryeministrit ne dhenien e lejes per SHISH qe te bashkepunoje me sherbime te tjera dhe per te mbledhur te dhena per to. Nuk eshte ndryshuar as tendenca e kryeministrit per te thirrur per cdo ceshtje dhe ne cdo kohe kreun e sherbimit”, ka deklaruar Brace.

Pervec tyre, tha deputeti socialist, me projektligjin e ri eshte vene thuajse vula per shkarkimin e kreut aktual te SHISH dhe zevendesimin e tij me nje njeri politik, te emeruar nga kyeministri.

“Formulimet e reja bejne me dije se brenda 60 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit duhet te zgjidhet kreu i ri i SHISH. Pra, ligji shkarkon drejtorin aktual dhe i jep te drejte kryeministrit qe te zgjedhe drejtorin e tij”, ka sqaruar Brace.

Ne kete situate PS do te kerkoje mos miratimin e ketij ligji, duke ia shtuar kushteve te saj kundrejt mazhorances per normalizimin e marredhenieve.

“Thirrjet banale qe behen larte e poshte neper rruge, se Berisha eshte mbreti yne po formalizohen me kutite e vjedhura te 28 qershorit. Ky ligj e ben Berishen mbret te Shqiperise dhe ne nuk do ta lejojme kete. Do ta luftojme”, ka shtuar Brace.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA