Mali, lirohet spanjollja e marre peng

10/03/2010 18:40

Nje shtetase spanjolle e marre peng vitin e kaluar ne Afriken Perendimore eshte liruar sot.

Lajmin e ka bere te ditur qeveria spanjolle, e cila ka saktesuar se 39 vjecarja Alicia Gamez po udheton drejt Barcelones bashke me nje anetar te familjes se saj.

Nderkohe, nuk ka asnje informacion te konfirmuar per pengun tjeter, nje shtetase italiane, per te cilen thuhet se eshte liruar po ashtu.

Alicia Gamez u rrembye ne Mauritani vitin e kaluar nga nje grup militantesh, anetare te deges magrebine te Al Kaedes ne Mali.

Ajo, bashke me dy kolege meshkuj, u sekuestruan nga nje grup personash te armatosur teksa udhetonin me nje karvan ne rrugen mes qytetit te Nouakhotit dhe Nouadhibout me 29 nentor.

Top Channel