
Nje operacion masiv kunder organizates mafioze Cosa Nostra eshte zhvilluar sot ne Itali dhe ne Shtetet e Bashkuara, qe eshte mbyllur me arrestimin e 26 personave.
Sipas mediave nderkombetare, operacioni u organizua nga policia italiane dhe FBI, te cilat shkaterruan familjen mafioze sicliane “Santa Maria di Gesu”, me degezime ne Nju Jork dhe Majemi.
Sipas burimeve, te arrestuarit, 20 ne Palermo dhe 6 ne SHBA, akuzohen per aktivitete mafioze, pastrim parash, zhvatje, tentative vrasjeje dhe trafik droge.
Gjate hetimeve, agjentet e FBI-se dhe ata te policise italiane kane arritur te zbulojne se familjet siciliane ndihmohen ne Amerike nga familjet Gambino, Bonano, Luchese dhe Colombo, qe edhe pse te rrenuara nga autoritetet kane arritur te mbijetojne.
Top Channel