Libia pranon faljen e Uashingtonit

10/03/2010 16:55

Libia ka pranuar faljen e kerkuar dje nga zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit per frazat ironike ndaj kolonelit Muammar Gheddafi.

Lajmin e ka bere te ditur ministri i Jashtem libik, Mousa Kousa, i cili ka shtuar se nuk ka arsye per te shtyre viziten ne Libi te nje delegacioni te Shteteve te Bashkuara.

Sipas ministrit, zyrtaret amerikane dhe ata libike do te diskutojne per zhvillimin e marredhenieve mes dy vendeve dhe bashkepunimin ne te gjitha fushat.

Fjalet e zedhenesit te Departamentit te Shtetit shkaktuan nje proteste zyrtare te qeverise se Tripolit.

Top Channel