Irak, zgjedhjet, te enjten rezultatet paraprake
10/03/2010 22:40
Komisioni Zgjedhor ne Irak njoftoi se diten e enjte do te publikoje rezultatet e para paraprake te zgjedhjeve te 7 marsit.
Me tej ne njoftimin e autoritetit zgjedhor ne Bagdad thuhet se numerimi po vazhdon normalisht dhe i qete, duke mos u shoqeruar nga asnje problem.
Mbi 60 perqind e irakianeve dolen ne zgjedhjet e 7 marsit per te votuar per pushtetaret e tyre legjislative. Gjysma e pare e dites se zgjedhjeve u shoqerua me sulme terroriste, cka shkaktuan mbi 35 persona te vdekur dhe mbi 100 te plagosur.
Top Channel