
Dita zgjedhore ne Irak u mbyll me 38 persona te vdekur dhe 100 te plagosur. Mes viktimave jane edhe femije, te cilet vdiqen si pasoje e shembjes se nje banese per shkak te nje shperthimi eksplozivi.
Sulme te ndryshme me mortaja jane hedhur edhe ne Zonen e Gjelber, lagjen super te mbrojtur te Bagdadit, ku vec ndertesave qeveritare eshte edhe selia e ambasades amerikane.
Per zgjedhjet ne Irak ka folur edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili theksoi se zhvillimi i ketij procesi eshte nje tribut per te gjithe viktimat e viteve te fundit.
Obama ka vleresuar kurajon e treguar nga irakenet duke shkuar dhe duke votuar neper qendra elektorale pavaresisht dhunes dhe situates se rende te krijuar.
Po ashtu Obama ka vleresuar edhe forcat e armatosura irakiane, te cilat garantuan sigurine ne vend.
Top Channel