Haiti, trupat amerikane nisin terheqjen

08/03/2010 12:00

Trupat amerikane kane nisur largimin gradual nga ishulli i Haitit qe u godit nga nje termet i fuqishem disa jave me pare.

Shtepia e Bardhe dha urdher per dislokimin e mijera trupave ushtarake per te ruajtur rendin si dhe per te ndihmuar forcat e shpetimit ne Port-au-Prince, por tashme ushtaret do rikthehen ne atdhe. “Misioni jone ne Haiti ka perfunduar”, deklaroi gjenerali amerikan Douglas Fraser, komandant i operacionit amerikan ne ishull.

Por ky vendim mund te shkaktoje nje gjendje kaotike ne vendin e varfer, pasi Port-au-Prince eshte nje nga qytetet me sigurine me te ulet ne bote.

Top Channel