Gjate konferences per shtyp bashke me presidentin francez Nikolas Sarkozi, kryeministri grek Jorgo Papandreu hodhi poshte mundesine e marrjes se ndihmes financiare prej Fondit Monetar Nderkombetar duke preferuar nje “zgjidhje mes europianeve”.
“Greqia shpreson te gjendet nje zgjidhje europiane lidhur me krizen financiare qe e ka perfshire. Per momentin nuk kemi ndermend te kerkojme nderhyrjen e Fondit Monetar Nderkombetar”, deklaroi kryeminstri helen Papandreu.
Kriza e thelle financiare qe ka perfshire Athinen, e shoqeruar me protesta te forta prej shoqatave e sindikatave te ndryshme ne vend, per te kundershtuar masat drastike te qeverise Papandreu per reduktimin e deficitit buxhetor, jane kthyer ne sfiden e radhes se vendeve te BE-se.
Papandreu siguroi mbeshtetjen financiare te Frances, nderkohe qe ne turin e tij nuk arriti te siguroje me shume se mbeshtetjen politike ndaj planeve te qeverise se tij prej Gjermanise.
Top Channel